
Futbollistët Vorskla dhe Metalista ndanë pikët në ndeshjen e xhiros së 18-të të Premierligës ukrainase duke luajtur një ndeshje pa gola dhe detaji që shënoi takimin kishte pak lidhje me sportin.
Gjegjësisht, dueli mes dy skuadrave është ndërprerë në një moment pasi kanë nisur sirenat për paralajmërimin e sulmeve ajrore gjatë luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave ukrainase, qyteti ku u luajt ndeshja është pak më shumë se 100 kilometra larg qytetit Kharkiv, i cili konsiderohet si një nga pikat më të mëdha të luftës në Ukrainë.
Kështu, sapo kanë rënë sirenat, të dyja skuadrat janë larguar nga fusha, përfshirë edhe lojtarin shqiptar Taulant Seferin që është pjesë e Vorsklas.
Ajo që tërhoqi shumë vëmendjen ishte se lojtarët u larguan nga loja krejtësisht të qetë dhe nuk pati panik.
Momentin kur lojtarët largohen nga fusha mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 2:15.



