BotaLajme

Ndërron jetë William Shakespeare, personi i dytë në botë që mori vaksinën anticovid

William Shakespeare, person i dytë në botë që mori vaksinën kundër koronavirusit, ndërroi jetë në spital në moshën 81-vjeçare.

Sipas BBC, Shekspiri e mori vaksinën në Spitalin Universitar Coventry, më 8 dhjetor të vitit 2020.

Ai vdiq nga një sëmundje që nuk ka të bëjë me koronavirusin.

Fotoja e tij u shfaq në të gjitha mediat në fillim të dhjetorit, kur pas Margaret Keenan (91), e para në radhë në botë mori vaksinën “Pfizer”.

Shakespeare dikur ka punuar për Rolls Royce dhe ishte aktiv në komunitetin lokal.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close