LajmeRajon

Ndërprerja e “Ballkanit të Hapur”, Baze: U bë për të defaktorizuar rolin e Vuçiç

Komentatori politik, Mero Baze i ftuar në një lidhje skype,  komentoi  ndërprerjen e “Ballkanit të Hapur”.

Ai tha se “Ballkani e Hapur” nuk ishte një destinacion, por një proces që do të vazhdojë.

Sipas Bazes, “Ballkani i Hapur” eksploroi të gjitha mundësitë që ekzistonin në Ballkan për ta bërë më të lehtë Procesin e Berlinit.

“Parimet e Ballkanit të Hapur janë parime universale. Ai nuk është një destinacion, por një proces që do vazhdojë. Parimet e Ballkanit të Hapur janë parimet e Procesit të Berlinit. Ballkani i Hapur i eksploroi të gjitha mundësitë që ekzistonin në Ballkan për të bashkëpunuar dhe për ta bërë më të lehtë Procesin e Berlinit.

Nga ky eksplorim është konstatuar se Kosova dhe Bosja kanë probleme me këtë proces dhe nuk kanë udhëheqës që ta përballojnë. 4 vende arritën të përfshihen në këtë proces. Procesi i Berlinit është ndryshe nga Ballkani i Hapur vetëm në një pikë, detyrimi” tha Baze.

Në lidhje me faktin se ishte mungesa e Kosovës dhe Bosnjës ajo që bëri që “Ballkani i Hapur” të ndërpritet, Baze tha se jo, duke shtuar se “Ballkani i Hapur” u bë i padobishëm për arsye se Serbia hyri në konflikt me Kosovën.

Sipas tij, ndërprerja e nismës është po ashtu një përpjekje për të defaktorizuar rolin e Vuçiç si një aktor ballkanik.

“Nuk mendoj që Kosova është arsyeja pse Shqipëria po tërhiqet. Mendoj që Ballkani i Hapur u bë i padobishëm për arsye se Serbia hyri në konflikt me Kosovën.

Është një përpjekje për të defaktorizuar rolin e Vuçiç si një aktor ballkanik, që në fakt nuk po zbaton ashti si Kurti rregullat për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës”, tha Baze. Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close