
Ylli i popit Britney Spears dhe bashkëshorti i saj Sam Asghari janë ndarë pas 14 muajsh martesë, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Por thashethemet për betejën e tyre martesore janë përhapur nëpër tabloidet amerikane.
Përfaqësuesit e Spears dhe Asghari ende nuk kanë komentuar.
TMZ fillimisht publikoi lajmin dhe një burim konfirmoi për agjencinë e lajmeve Associated Press se Asghari kishte paraqitur kërkesë për divorc.
Modeli dhe trajneri iraniano-amerikan u takua me Spearsin teksa ajo po xhironte videon për këngën e saj Slumber Party.
Ndërsa ishin fejuar, dyshja njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku, por më vonë thanë se kishte pasur një abort.
Dasma e tyre, në shtëpinë e superyllit në Thousand Oaks, Kaliforni, ishte një ceremoni intime dhe luksoze ku morën pjesë njerëz të famshëm duke përfshirë Paris Hilton, Madonna dhe Drew Barrymore.
Por të dy së fundmi u panë duke mos mbajtur unazat e martesës në publik.



