
Ish kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj lajmeve të sotme se çerdhja në komunën e Tearcës ende nuk ka marrë pëlqim duke vazhduar të mbetet e mbyllur edhe më tej për një afat pa caktuar, shkruan Top24
“Premtime boshe pafund nga politikanë të papërgjegjshëm!
Ndërkohë, çerdhja në Komunën e Tearcës vazhdon të qëndrojë e mbyllur, pa asnjë afat të qartë kohor dhe pa asnjë përgjegjësi të marrë.”



