LajmeRajon

Nazarko: Kurti u takua me këshilltarin e Macron në Tiranë larg kamerave

Analisti Mentor Nazarko, zbuloi një detaj nga samiti i Procesit të Berlinit, që u mbajt të hënën në Tiranë.

Ai foli për një takim të kryeministrit Albin Kurti me këshilltarin e Macron.

“Në dijeninë time, Kurti ka qëndruar në Tiranë dhe është takuar me një këshilltar të Macron. Ka ikur të nesërmen. Fakti që ky takim nuk është bërë publik as në Kosovë as nga francezët, tregon se ka qenë një takim serioz. Scholz e takoi dhe e theu pak embargo që ndaj udhëheqësve të Kosovës nuk do të kishte takime të nivelit të lartë, por Macron e ka takuar nëpërmjet këshilltarit.Ndërkohë që merrej me bizneset në Shqipëri, mund ta kishte gjetur kohën. Çështjen e vizave nëse ju kujtohet në samitin në vitin 2017, Macron e ka përdorur kur tha hiqe taksën që të jap vizat. Pra Franca e ka fuqinë dhe për të liberalizuar dhe bllokuar“, përfundoi Nazarko.

Related Articles

Back to top button
Close
Close