Bota
NATO filloi operacionin “Rojtari lindor” për mbrojtje të krahut të saj lindor

Si përgjigje e shkeljes së hapësirës ajrore të shteteve anëtare të NATO-s, Aleanca ka vendosur të nisë operacionin “Rojtar lindor” për të mbrojtur krahun e saj lindor, kumtoi pasdite sekretari i përgjithshëm i Paktit, Mark Rute.
“Aktivitetet do të fillojnë në ditët në vijim dhe do të përfshijnë një sërë masash”, deklaroi Rute në një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-s me komandantin suprem të forcave aleate për Evropën, gjeneralin amerikan Aleksus Grinkeviç.
Siç paralajmëroi Rute në operacion tani për tani do të marrin pjesë Britania e Madhe, Gjermania, Danimarka dhe Franca.
“Do ta mbrojmë secilën pëllëmbë nga territori i Aleancës”, theksoi Rute.



