LajmeSport

Napoli nuk ndalet: 50 mln. gati për Lookman, por Atalanta kërkon më shumë…

Napoli dëshiron të luajë rolin e “kapësit të të gjithëve” në këtë treg transferimesh dhe nga lëvizjet e para të klubit kampion italian, ndoshta, mund të kuptojmë se çfarë e bindi Antonio Conten të qëndronte.

Pas njoftimeve zyrtare të De Bruyne dhe Marianucci, klubi blu është hedhur pas njërit prej yjeve të Serie A në sezonet e fundit: Ademola Lookman. Nigeriani ishte tashmë një hap larg largimit nga Atalanta sezonin e kaluar dhe drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, e ka identifikuar atë si profilin optimal për të mbushur përfundimisht boshllëkun e lënë nga largimi i Kvaratskhelias.

De Laurentiis dhe Manna duan t’i japin Contes një tjetër lojtar të nivelit të lartë, ata që nuk mundën t’i gjenin në merkaton e ndërlikuar të dimrit. Trajnerit i pëlqen profili i Lookman , ai dëshiron një projekt të ri dhe gjithashtu në një nivel ekonomik ai përshtatet brenda parametrave (të lartë) që Napoli ka vendosur në kokë këtë verë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close