LajmeTeknologji

MWC 2021: Samsung prezanton eksperiencën e orës së re me një prezantim paraprak të One UI Watch

Galaxy Watch i ri do të jetë pajisja e parë që do të prezantojë One UI Watch dhe platformën e re të unifikuar të ndërtuar së bashku me Google

 Samsung Electronics prezantoi sot përvojën e përdoruesit për One UI Watch në Mobile World Congress (MWC). Ndërfaqja e re është krijuar  për të ndërlidhur më tepër Galaxy Watch me smartphone-t Android . Gjithashtu, Samsung konfirmoi se One UI Watch do të jetë i disponueshëm për Galaxy Watch në platformën e re, të unifikuar të ndërtuar së bashku me Google, duke sjellë përmirësim të performancës, një eksperiencë perfekte midis orës dhe telefonave inteligjentë  Android dhe akses në një numër edhe më të madh aplikacionesh. Gjithashtu, Samsung zbuloi se Galaxy Watch i saj i ardhshëm do të jetë i pari që do të paraqesë platformën e re, të unifikuar dhe One UI Watch, e cila do të bëjë debutimin e saj në eventin Unpacked këtë verë.

“Për të shpalosur potencialin e plotë të këtyre pajisjeve, ne po shfrytëzojmë trashëgiminë tonë të gjatë të inovacioneve në fushën e telefonave celular dhe partneritetet tona me udhëheqës të besuar të industrisë që janë rritur me ne në ekosistemin tonë të hapur”, tha Patrick Chomet, EVP dhe Shefi i Zyrës së Përvojës së Klientit, në Samsung Electronics. “Përmes këtyre përpjekjeve, ne do të pasurojmë përvojën tonë të smartwatch dhe komoditetin e ekosistemit Galaxy për konsumatorët tanë.”

One UI Watch së bashku me platformën e re të unifikuar do të krijojnë një përvojë krejtësisht të re të Galaxy Watch. Si pjesë e përvojës së re, sapo të instaloni në smartphone aplikacione që përshtaten dhe me orën, ato do të shkarkohen me shpejtësi në smartwatch-in tuaj. Nëse e keni personalizuar aplikacionin tuaj të orës në telefonin tuaj për të treguar kohën në qytete të ndryshme të globit, kjo do të reflektohet automatikisht edhe në smartwatch-in tuaj. Dhe nëse bllokoni thirrjet dhe mesazhet nga ora, ato tani do të bllokohen edhe në smartphone-in tuaj

Related Articles

Back to top button
Close
Close