
Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se çështje e asociacionit është ndërlikuar mjaft shumë.
Mustafa thotë se mendimi i tij është se tash nuk është fjala për asociacionin e ratifikuar në Kuvend në vitin 2013, dhe për parimet me të cilat ka biseduar ai në vitin 2015.
Në një intervistë për Indeksonline, Mustafa ka thënë se nuk e ka të qartë deklaratën e z. Escobar se nëse nuk e bën qeveria do të gjejnë forma tjera për të themeluar asociacioni.
Në këtë intervistë Mustafa ka folur edhe për projektin franko-gjerman, qeverisjen në veçanti në rrafshin ekonomik si dhe punën e presidentes Vjosa Osmani.
Poashtu, ai ka folur edhe për vizitën ish krerëve të UÇK-së në Hagë si dhe udhëheqjen e LDK-së nga ana e Lumir Abdixhikut.
A bisedon në telefon me Lumir Abdixhikun?