LajmeMaqedoniTopLajm

Mushkolaj kritikon qasjen e VLEN-it: Qeverisja duhet të jetë për të gjithë etnitë e vendit

Mushkolaj ka vënë në dukje se në fushatat zgjedhore, opozita shqiptare VLEN ka përmendur diversitetin si një vlerë të shtuar, por ka shprehur shqetësimin se qasja e koalicionit mund të jetë e kufizuar vetëm në çështjet shqiptare. Ai ka theksuar se një qeveri duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët e saj, jo vetëm një grup të caktuar, dhe se një qasje e tillë e ngushtë është e gabuar.

“Ku është problemi pse kllasteri tjetër siq po e quani ju ka edhe parti turke, cafrë ka të keqe këtu. Pa marrë parasysh ju nëse vini në pushtet duhet të dëgjoni jo vetëm problemet e shqiptarëve por edhe të romve dhe të turqve. Ju kam dëgjuar edhe nëpër fushtat zgjedhore zoti Aliu duke i përmendur këto si vlerë e shtuar, thoni që ne jemi katër parti politike dhe pikë. Çfar do të thotë kjo?
Ju keni qenë ministr i të gjithë qytetarëve në Maqedoni jo vetëm i shqiptarëve, kjo çështje më shqetëson qasja që e keni ju se duhet të kemi kujdes vetëm për shqiptarët, po të jetë kështu është gabim”, tha Mushkolaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close