
Integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i ngrirë. Përkundrazi, procesi është aktiv dhe dinamik dhe ne jemi të përkushtuar në çdo aspekt të tij. Këtë e tregojnë aktivitetet e rregullta, si emërimi i shefit dhe zëvendëskryenegociatorit, analiza e thellë e raporteve të shqyrtimit nga Komisioni Evropian për pesë nga gjashtë grupimet, zbatimi i rregullt i detyrimeve nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, programimin dhe zbatimin e projekteve IPA, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformës 2024-2027, thotë ministri i Çështjeve Evropiane dhe negociatori kryesor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani.
Murtezani për “Lokalno” thotë se euroskepticizmi është një sfidë, por jo një pengesë që nuk mund të kapërcehet. Ai thekson se është e rëndësishme të ruhet dhe forcohet besimi i qytetarëve në rrugën evropiane të vendit.
Ministri është i vendosur se Plani i Rritjes i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është padyshim një zëvendësim i anëtarësimit të plotë të vendit tonë në BE.



