LajmeMaqedoniTopLajm

Murseli kandidat i vetëm që ka program për rindërtimin e teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit

Vullnet Murseli, kandidat i opozitës shqiptare në Tetovë premton se se do ta ndërtoj teleferiukun në Kodrën e Diellit.

Ndërsa ajo që mund të veçohet tek programi i Murselit është se vetëm ai për dallim nga kundërkandidatët tjerë ka program për Kodrën e Diellit.

Postimi i plotë:

Kodra e Diellit është pasuri e jashtëzakonshme natyrore që mund të sjellë përfitime ekonomike jo vetëm për qytetin e Tetovës por edhe për rajonin më të gjerë. Mirëpo, gjendja në të cilën ndodhet aktualisht kjo pikë turistike është e mjerueshme: e lënë krejtësisht pas dore, pa infrastrukturë elementare, pa teleferikun i cili ishte simbol i Tetovës, me kaos total urbanistik, me ndërtime pa leje në çdo hap, me hedhurina dhe aromë kundërmuese e mbushur me mbetje inerte, me qen endacak etj. Prandaj, ne kemi vendosur Kodrën e Diellit ndër prioritetet kryesore tona për të cilën do të punohet me intensitet të plotë që nga fillimi i mandatit.

Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi

Related Articles

Back to top button
Close
Close