LajmeMaqedoni

Murseli: 7 Marsin e festojmë në shenjë kujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë publike shqipe në Korçë

Pronari i medicalab LAOR në Tetovë, Vullnet Murseli përmes një postimi ka uruar festën e mësuesit duke shkruar se kjo ditë është e një rëndësie të veçantë për arsimin shqip pasi 7 Marsin e festojmë në shenjë kujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë publike shqipe në Korçë, shkuan Top24

7 Marsin e festojmë në shenjë kujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë publike shqipe në Korçë (7 Mars 1887). Deri atëherë, mësimi në gjuhën shqipe ishte rreptësisht i ndaluar, ndërsa në trojet shqiptare funksiononin mbi 2500 shkolla publike e private, shtetërorë e fetare: turke, greke, sllave, latine.

Hapja publike e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, me karakter kombëtar dhe laik, ishte një fitore e madhe dhe kjo u arrit në saje të angazhimit të një grupi të rilindësve dhe me përkrahjen e patriotëve të vendit e të mërgatës shqiptare. Kontribut të veçantë për atë Mësonjëtore dhanë Kolonia Shqiptare dhe Shoqëria “Drita” e Bukureshtit, që kishte shtypur librat e vëllezërve Naimi e Sami Frashëri, të cilat përdoreshin në Shkollë. Shkollën e ndihmuan edhe shumë aktivistë e patriotë tjerë.
Gëzuar!

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close