
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se koeficienti i pagave në sektorin publik do të mbetët 110 euro, mirëpo tha se do të rritet sasia e një koeficientit për një njësi.
Ai tha se nga kjo rritje më së shumti do të përfitojnë, policët, ushtarët, mësuesit dhe punëtorët e administratës.
Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik do të bëhet në dy faza.
“Fillimisht rritja do të bëhet në janar, 55 euro, pastaj prej korrikut 2025 do të jetë 110 euro”, tha ai.



