LajmeMaqedoniTopLajm

MUNDËSI TË REJA PËR USHTARËT PROFESIONISTË

Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për shërbime, ushtarët profesionistë të moshës 45 vjeç do të mund të zgjedhin nëse do të vazhdojnë të punojnë në institucion tjetër shtetëror ose do të marrin pagesë, prej 20 deri 25 mijë euro. Ndryshimet në Ligjin për shërbim në ARM, i cili është në procedurë në Kuvend, hapin mundësi që ishushtarët shkathtësitë e tyre t’i shfrytëzojnë si zjarrfikës, roje në burgje ose në gjykata, por edhe të fillojnë veprimtari krejtësisht tjetër me pakon financiare që mund ta marrin pas përfundimit të shërbimit në uniformë. Kjo është praktikë edhe në shumë vende të tjera, ku në moshë të mesme ushtarët kanë mundësi për fillim të ri.

16 ushtarë profesionistë në ARM, në moshë për pensionim – 45 vjeç, tashmë kanë filluar karrierën e tyre të dytë, me zgjedhje personale do të bëhen zjarrfikës, 8 prej tyre në Shkup, 5 në Kërçovë dhe 3 në Valandovë.

DRAGAN NIKOLIQ, SEKRETAR SHTETËROR PËR MBROJTJE“Me këtë opsion e përforcojmë përbërjen e njësive territoriale kundër zjarrit në republikë, me kuadër profesional dhe të përgatitur. Nga ana tjetër u sigurojmë vazhdim të angazhimit të punës kolegëve tonë deri në realizimin e kushteve për pensionim, me çka mbyllet çështja e tyre për ekzistencë.”

Përveç si zjarrfikës, ushtarët do të mund të vazhdojnë të punojnë edhe si roje në burgje, policë të gjykatave, të mbeten si ushtarë civilë në ARM ose të kyçen në institucione të tjera shtetërore, siç kanë vepruar vitin e kaluar rreth 100 ushtarë të pensionuar, shtoi Nikoliq. Dallimi, sipas propozim ndryshimeve në Ligjin për shërbime, është që tani ata mund të zgjedhin, transferim ose mbështetje financiare.

DRAGAN NIKOLIQ, SEKRETAR SHTETËROR PËR MBROJTJE“Ky është opsioni i ri, marrja e pagesës në vlerë 1000 euro për çdo vit të kaluar në Armatë ose shumë prej 20 deri 25 mijë euro.”

Kjo praktikë për vite me rradhe funksionon në vende të tjera, posaçërisht në vendet anëtare të NATO-s, ku ishushtarët profesionistë, në moshë të mesme, me paratë që mund të marrin ndonjëherë mund të fillojnë një karrierë krejtësisht të re, madje edhe në fusha që nuk kanë pika të përbashkëta me mbrojtjen. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close