
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se Robert Lewandowski do të rikthehet në aksion nga banka rezervë ndaj Interit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të martën.
Veterani polak mungoi në katër ndeshjet e fundit për shkak të një problemi në gju, por e mori dritën e gjelbër për të luajtur të hënën.
Më së shumti spekulime ka pasur për vijën e mbrojtjes për Barcelonën.
Eric Garcia duket se do ta zëvendësojë Jules Kounden në krah të djathtë, por me Alejandro Balden që nuk ia doli të rikthehej në kohë nga lëndimi, Flick duhet të marrë një vendim për krahune majtë.
“Ne kemi analizuar gjithçka me stafin. Ne duhet të mbrohemi shumë më mirë dhe mund të ketë disa ndryshime. Kjo është e tëra çfarë mund të them”.
“Do të ishte një ide e mirë që të evitojmë rivëniet këndore. Nuk është diçka për të cilën kemi punuar, por lojtarët e dinë punën e tyre”, përfundoi Flick.




