
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, sonte në Shkup ka hapur zyrat e reja të ASH-së ndërsa njoftoi zgjedhjen e Muhedin Bravës si shef të shtabit zgjedhor për Komunën e Çairit. Taravari theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt fitores në zgjedhjet e Tetorit dhe shprehu urimet për sukses, shkruan Top24
“Sot në Shkup hapëm zyrën e re të Aleancës për Shqiptarët. Po sot zgjodhëm shefin e shtabit për Çairin, z.Muhedin Brava. Sot ndodhën dy ngjarje të rëndësishme drejt historisë të Fitores së Tetorit! Suksese”, shkruan Taravari.



