
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, mori pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Vjenë, ku foli për sfidat e sigurisë dhe situatën e brendshme në Organizatë. Ai theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës ka sjellë ndikim serioz në stabilitetin rajonal dhe ka rritur polarizimin brenda OSBE-së.
Mucunski kërkoi reformim të organizatës, rritje të funksionalitetit dhe forcim të rolit të saj në mbështetje të paqes. Ai vlerësoi rëndësinë e misioneve në terren, përfshirë atë në Shkup, duke theksuar se ato duhet të përshtaten me prioritetet e reja strategjike dhe progresin institucional të vendit.



