LajmeMaqedoniTopLajm

Muarremi për padinë penale: Sulme të pabaza dhe trysni nga qendra e njëjtë e fuqisë

Duke i komentuar bastisjet dhe debatet mes Policisë Financiare dhe Prokurorisë Publike Themelore, Arafat Muarremi për “Slloboden Peçat” deklaroi se hapat dhe trysnitë ndaj tij priteshin, pasi institucioni që ai drejton merret me krimin në vend.

Sipas Muarremit, padia e ngritur penale kundër tij që ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, si dhe me veprën penale “dhunë”, është vetëm vazhdimësia e sulmeve kundër tij dhe Drejtorisë, sulme këto të cilat vijnë nga qendra e njëjtë e fuqisë, pasi së fundmi bastisje në Drejtorinë bëri Prokuroria për Krim të Organizuar.

-Presim që sulmet dhe presionet e tilla të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa organet e mbikëqyrjes dhe kontrollit punojnë në mënyrë aktive për zbardhjen e zhvillimeve të fundit me bastisjen e paligjshme në institucionin tonë”, thotë Muarremi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close