
MSH-ja, conform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6.802 testime kurse janë regjistruar 1.081 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 314, Gostivar – 187, Tetovë – 160, Kumanovë – 84, Strumicë – 60, Kërcovë – 47, Ohër – 38, Dibër – 30, Strugë – 27, Prilep – 25, Manastir – 20, Shtip dhe Resnjë nga 12, Radovish – 11, Veles dhe Kocanë nga 9, Berovë dhe Vinicë nga 6, Kratovë – 5, Kavadar dhe Sveti Nikollë nga 4, Probishtip – 3, Negotinë dhe Pehcevë nga 2, Dellcevë, Vallandovë, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 1 rast.
Regjistrohen 91 pacientë të shëruar.
Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 15 pacientë. 3 nga Shkupi (37, 43 dhe 49 vjec), 3 nga Kumanova (46, 55 dhe 63 vjec), 3 nga Tetova (60, 65 dhe 79 vjec) 3 nga Gostivari (53, 69 dhe 77 vjec) dhe nga një pacient nga Strumica (52), Struga(43) dhe Kërcova (77).
Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.079.818 testime për COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 164.529, numri i të shëruarve është 151.235, kurse i viktimave – 5.589. Numri i rasteve active shkon në 7.705.
Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 2.520, Tetova me 1.477, Gostivari me 1.099, Kumanova me 497 dhe Kërcova me 404 u prijnë qyteteve me më shumë raste active në nivel vendi.



