
Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave nga koha e ligë që ka përfshirë Greqinë.
“Informojmë se Përfaqësitë Diplomatiko-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente, me qëllim që t’u ofrohet ndihmë qytetarëve tanë që ndodhen në zonat e rrezikuara. Sipas informacioneve nga Ambasada në Athinë, më 6 shtator, një shtetas i yni ndodhet në qytetin Volos, në vend të sigurt, në një hotel lokal”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ata bëjnë thirrje që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të qëndrojnë të sigurt deri në evakuimin e mundshëm. Top24



