LajmeRajon

MPJ e Kosovës: Nuk do të lejojmë që Vuçiqi ta viztojë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, këtë fundjavë së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefin e mëparshëm të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqin, si dhe shefin aktual të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas burimeve kërkesa është bërë dje, si dhe është kërkuar që ekipi i Vuçiqit të jetë në Kosovë të premten mbrëma që të përgatitet terreni. Mirëpo, kërkesa e tij pritet që të refuzohet shkaku i deklarimeve kërcënuese të Vuçiqit ndaj Kosovës ditëve të fundit. Mirëpo, kërkesa e tij pritet që të refuzohet shkaku i deklarimeve kërcënuese të Vuçiqit ndaj Kosovës ditëve të fundit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se kërkesa e Vuçiq, Vulin, Gjuriq e Petkoviq për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim.

Ajo ka shtuar se secila kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë!

“Meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër. Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombëtare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend’, ka thënë ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close