LajmeMaqedoniTopLajm

MPB Maqedoni ka kryer kontrolle nëpër disa objekte hoteliere në Shkup

Në kuadër të projektit “Verë e sigurt 2022”, policia e Maqedonisë ka kryer kontroll aksionar në disa objekte hoteliere në Shkup në periudhën nga ora 00:00 deri në ora 02:00.

“Gjatë kontrollit janë gjetur pesë të mitur në një lokal hotelierie pas mesnate. Pas dokumentimit të rastit ndaj personave dhe personave juridikë do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, njofton MPB.

Njëkohësisht MPB shton se përfaqësuesit e Administratës së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë konstatuar shkelje në objektet e kontrolluara, për të cilat do të shqiptohen sanksionet përkatëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close