LajmeMaqedoniTopLajm

MPB ka shpallur thirrje publike për punësimin e 600 policëve

Ministria e Punëve të Brendshme shpalli sot thirrje publike për pranimin e 600 personave për vendin e punës polic, në përputhje me nevojat e saj organizative, si dhe në përputhje me dispozitat e ligjeve për punë të brendshme dhe policinë dhe aktet nënligjore.

Por pozitën e punës policë kërkohen 100 persona në Sektorin e Punëve të Brendshme, nga 50 në sektorët e punëve të brendshme në Strumicë, Ohër, Manastir dhe Kumanovë dhe nga 30 në sektorët e punëve të brendshme në Tetovë, Veles dhe Shtip. Në Qendrën rajonale për punë kufiri në Veri – 50, nga 30 persona  në qendrat rajonale për punë të kufirit në Perëndim dhe Jug, në Qendrën rajonale për punë kufitare Lindje – 20 persona. Në sektorin për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara – 30 persona, në Njësinë e shpërndarjes së shpejtë – 30 persona dhe në Njësinë e detyrave speciale – 20 persona.

“Pas procedurës së përzgjedhjes, kandidatët e përzgjedhur për policë lidhin kontratë për trajnimin bazë për polic për një periudhë një vjeçare, e cila do të zhvillohet në Qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme dhe dërgohen për 10 për qind më shumë kandidatë për nëpunës policie nga numri i vendeve të lira të punës për të cilat është hapur kjo thirrje publike, pra gjithsej 660 kandidatë do të dërgohen në Qendrën e trajnimit”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close