LajmeMaqedoni

MPB-ja maksimalisht është e përgatitur t’u përgjigjet sfidave rreth sigurisë së procesit zgjedhor

Zgjedhjet gjithmonë paraqesin një provim demokratik për pjekurinë e një shteti. Kështu do të jetë edhe me zgjedhjet lokale 2021 të shtata radhazi, në prag të të cilave jemi. Detyra jonë e përbashkët është jo vetëm që me sukses ta japim testin, por edhe të vendosim shtetin tonë në një nivel të ri, më cilësor, që në fakt pritet të paraqesë qëllim themelor të të gjitha subjekteve politike, porosit në fjalim ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Ai potencoi se zgjedhjet e qeta dhe demokratike e sigurojnë të ardhmen e shtetit tonë dhe bën thirrje në një frymë zgjedhore festive t’i zgjedhim përfaqësuesit e ardhshëm të pushtetit lokal, siç i ngjan një vendi i cili është anëtar i NATO-s dhe në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Bindja ime e thellë është se më 17 tetor atdheu ynë do ta japë provimin e vet demokratik të pjekurisë. Vetëdija politike te qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përgjegjësinë të cilën e kanë para së ardhmes së shtetit të tyre është në një nivel të lartë. Integriteti i procesit zgjedhor varet nga respektimi i plotë i parimeve demokratike themelore, sipas të cilave mundet lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre përmes kutive të votimit, në një atmosferë të qetë, pa ndonjë formë të presionit, ndërsa në këtë rast duke i respektuar edhe masat për mbrojtje nga Kovid-19”, theksoi në fjalim Spasovski.

Ministri potencoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka një ndër rolet kryesore në zbatimin e proceseve zgjedhore dhe i ndërmerr të gjitha kompetencat që janë paraparë me Kodin Zgjedhor – nga dorëzimi i të dhënave të nevojshme për azhurnim të Listës zgjedhore, përmes sigurimit të kushteve për një atmosferë të qetë, plotësisht të sigurtë, korrekte dhe demokratike, si gjatë procesit të plotë zgjedhor, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe deri në sigurimin, marrjen dhe kthimin e materialit zgjedhor në KSHZ.

Spasovski thekson se MPB-ja maksimalisht është e gatshme t’u përgjigjet sfidave rreth sigurisë së procesit zgjedhor.

Ministri i Punëve të Brendshme u bën apel bartësve të aktiviteteve zgjedhore, kandidatëve për kryetarë dhe subjekteve politike, që i mbështesin kandidatët, t’i lënë qytetarët vet të marrin vendim.

“Lufta për ide është bazohet në programet e tyre zgjedhore, të cilët patën mundësi t’i prezantojnë gjatë fushatës zgjedhore. Tani është radha që qytetarët ta bëjnë zgjedhjen sipas bindjeve të tyre”, thotë Spasovski.

Para fillimit të heshtjes zgjedhore, Spasovski u dërgoi porosi qytetarëve, të jenë partnerë të policisë, sepse, potencoi se siguria është qëllimi ynë i përbashkët.

Në fund të këtij procesi zgjedhor, qëndron në fjalimin e Spasovskit, të konstatojmë se kemi pasur një ditë zgjedhore të përkryer, se së bashku kemi kontribuar për zgjedhje korrekte dhe demokratike, të cilat do ta rrisin reputacionin ndërkombëtar të vendit në një shkallë më lartë.

“Le të jetë kjo një fitore e përbashkët e demokracisë dhe vlerave eurotlantike!, bëri thirrje ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close