
Akuza vjen pas barazimit të nxehtë 0-0 të skuadrave në Super Ligën turke të hënën, anise Galatasaray nuk e bëri të qartë se për cilat komente i referohej.
Pas ndeshjes, Mourinho kritikoi ashpër standardin e gjyqtarëve turq dhe u tha gazetarëve se pankina e Galatasaray-t ishte “duke kërcyer si majmunët”, duke iu referuar reagimit të trajnerëve dhe zëvendësuesve pas një incidenti në pjesën e parë.
“Që nga fillimi i detyrave të tij menaxheriale në Turqi, menaxheri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka lëshuar vazhdimisht deklarata nënçmuese drejtuar popullit turk. Sot, diskursi i tij është përshkallëzuar përtej komenteve thjesht imorale në retorikë pa mëdyshje çnjerëzore”, tha klubi i Galatasarayt të hënën.



