Sport
Mourinho i detyron zyrtarët e UEFA-s t’i rrisin golat në Shkup: Mendova se jam rritur, por portat ishin më të vogla

Një ngjarje jashtëzakonisht interesante ka ndodhur para ndeshjes Shkëndija – Tottenham Hotspur e zhvilluar në Shkup.
Dy skuadrat u përballën në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës, ndeshje që u fitua nga skuadra angleze me rezultat 1-3.
Por ajo që mori vëmendje të madhe para fillimit të ndeshjes ishin portat e vendosura, të cilat ishin pesë centimetra më të shkurtra.
Për këtë ka folur Jose Mourinho, i cili me shaka tha se mendoi fillimisht se është rritur, por e kuptoi se portat ishin më të vogla.
“Kujtova se isha rritur, por kuptova se portat ishin 5 centimetra më të shkurtra”, shkruan Mourinho.