LajmeMaqedoniTopLajm

Moti sot: Vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri në 17°C

Në vend janë matur temperatura nga 0 deri në 7 gradë këtë mëngjes. Temperatura më e ulët prej 0 gradë është regjistruar në Berovë1 gradë në Llazaropole dhe në Kodër të Diellit, 3 gradë në Strumicë4 gradë në Kriva PallankëOhërManastirDemir Kapi dhe Hanet e Mavrovës.

Temperaturë prej 5 gradësh është matur në TetovëPrilepKrushevëVelesKavadar dhe Gjevgjeli6 gradë janë regjistruar në Shkup-PetrovecShtip dhe Vinicë, ndërsa 7 gradë në Zajçev Rid në Shkup, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Kodër të Diellit është matur shtresë bore prej 72 centimetrash.

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shi të përkohshëm lokal dhe me mundësi për shfaqje të rralla të vetëtimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë Vardarit herë pas here erë më e përforcuar nga veriperëndimi.

Temperatura maksimale gjatë ditës do të jetë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të dobëta të herëpashershme shiu dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close