
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme me kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 14 deri në 22 gradë.
Në Shkup, moti me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 21 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik deri të hënë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme (mbi 20 l/m²). Më pas, në dy ditët e ardhshme, moti do të jetë kryesisht stabil. Temperatura ditore gjatë periudhës së parashikuar do të jetë 8 deri në 10 gradë më e ulët se ajo e mëparshme.



