LajmeMaqedoni

Mot me diell dhe i ngrohtë në Maqedoninë e Veriut, me temperaturë deri 25 gradë Celsius

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në verilindje do të ketë kushte për shfaqjen e reshjeve afatshkurtra të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar afatshkurtër nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12, ndërsa ajo maksimale nga 20 deri në 25 gradë.

Në Shkup moti me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

Sipas DPHM, nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje më të ndjeshme të temperaturës ditore. Mot i paqëndrueshëm pritet sërish nga e shtuna në fund të ditës me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie. Jostabilitet i herëpashershëm kryesisht pasdite me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, me intensitet të ndryshueshëm, do të ketë deri në mesin e javës së ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close