BotaLajmeTopLajm

Mos ia mësyeni Turqisë, sepse këto janë masat e reja

Republika e Turqisë ka vendosur kufizime të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duke filluar me 1 dhjetor 2020 (E martë).

Gjatë ditëve të javës kufizime do të ketë nga ora 21:00 (në mbrëmje) deri në ora 05:00 (në mëngjes).
Në fundjavë kufizimet do të fillojnë nga ora 21:00 (E premte) deri në ora 05:00 (E hënë)

Të rriturit e moshës mbi 65 dhe nën moshën 20 vjeç janë të ndaluar të përdorin transportin publik.

Republika e Turqisë ka vendosur masa të reja si më poshtë:
• Nuk do të lejohet festimi i Vitit të Ri;
• Pishinat, fitneset, saunat të ndalohen të ushtrojnë veprimtari; (aktivitete);
• Më së shumti 30 persona mund të marrin pjesë në dasma dhe funerale;
• Përjashtim bëjnë marketet, dyqanet, mishtoret dhe shërbimet e restoranteve, vetëm me porosi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close