LajmeMaqedoniTopLajm

“Monopol në lojërat e fatit”, Bexheti akuzon Mexhitin se po bëhet avokat i kompanisë serbo-bullgare

“Shteti po i jep monopolin e organizimit të lojërave të fatit on-line kompanisë serbo-bullgare Kazinos Austria”, tha deputeti i BDI-së Blerim Bexheti. Ai shtoi se interpretimi autentik në Kuvend zbulon që kompania serbo-bullgare Kazino Austria ka organizuar në mënyrë të paligjshme online lojëra të fatit përmes platformës së tyre të internetit 2win.mk, nga 1 janari 2017 deri në vitin 2024, duke e dëmtuar shtetin për dhjetëra milionë euro. Sipas Bexhetit, në këtë shoqëri tregtare, partnerë me 51% janë Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kompania private serbo-bullgare Casinos Austria me 49%.

 

“Zotëri Izet Mexhiti sidomos në fushatë nuk ka lënë vend ma bërë thirrje dhe sigurisht që ndarja jonë është evidente dhe largimi i tij nga ideja, nga qëllimi i politikave të BDI-së është e lidhur ngushtë edhe me personin e kompanisë serbo-bullgare pasi që nga kërkesa për mbyllje të tërsisht me kazinove ku qytetarët e shohin që asnjë bvastore apo kazino nuk është mbyllë është shndërruar në mbrojtës dhe avokat i komopanisë serbo bullgare”, tha Blerim Bexheti nga BDI.

 

Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, tha se ka pasur keqpërdorime të mbi 100 milion Euro nga firma private serbo-bulgare Kazino Avstrija, partnere e Lotarisë së Maqedonisë, e cila i ka paguar drejtorit aktual të Lotarisë mbi 140.000€ honorar.

Meqensëse vet BDI po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, në pyetjen e TV21 se nëse eventualisht ato do bëhen dhe do të fitoinin, a do të mbyllnin gjitha kazinotë dhe bastoret sikurse në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, sekretari organizativ i Bdi-së Bexheti, u përgjigj.

 

“Sigurisht që programi i asaj fushate ashtu siç ka qenë praktikë e deritanishme standard i politikave të BDI-së apo edhe i partnerëve me të cilët bashkupunon do të zë vendin e vet edhe kjo çësjhtje do të zë vendin e vet në fushatën tonë parazgjedhore por megjithashtë kur të bëhet programi zgjedhor atëherë edhe do të përgjigjemi… Pyetja ishte jo në programin parazgjedhor, por eventualisht nëse vini në pushtet a do ti mbyllni të gjitha? … Dy herë në mandatin e kaluar janë propozuar dhe shumica e tanishme nuk e ka propozu. Sigurisht që ne do ta bëjmë atë”, shtoi Blerim Bexheti nga BDI.

Ndryshe qeveria aktuale para disa pak kohe ua mori licencat disa kompanive që merreshin me bixhoz online.

Related Articles

Back to top button
Close
Close