LajmeMaqedoniTopLajm

Monitorim i CIVIL-it: Një rast të lajmeve të rreme, provokime ndaj vëzhguesve zgjedhor

Monitorimi i CIVIL-it në periudhën prej orës 13 e deri në orën 16 shënon një rast të lajmeve të rreme. Në vendvotimin 2476 në Gazi Babë një votues për Kanal % ka dhënë deklaratë, pasi ka votuar, duke pohuar se paravani ka qenë i ulët dhe vëzhguesit i kanë sugjeruar për cilin të votojë. Sipas vëzhguesit e CIVIL-it, nuk është e vërtetë se dikush i ka sugjeruar qytetarit për kë të votojë, kumtuan nga organizata qytetare CIVIL-i.

Prej atje plotësojnë se vazhdojnë provokimet nga KZ të vendvotimin 292 dhe 2920/1 në Butel deri te vëzhguesit e CIVIL-it. “Në mënyra të ndryshme, vëzhguesit janë nën presion. Vëzhguesit tanë i akuzojnë  se gjoja përfitojnë 5-6 mijë denarë, dhe i pyesin pse vazhdimisht sillen dhe të ngjashme. CIVIL-i vendosi t’i tërheqë vëzhguesit e vet nga këto dy vendvotime në Komunën e Butelit”, informojnë nga CIVIL-i.

Në raportin e CIVIL-it thuhet se në vendvotimin 1064/1 KZ i ka lejuar një personi t’i ndihmojë një personi me dëmtim të shikimit, megjithatë “asistenti” nuk ka ndihmuar, por i ka thënë votuesit ku të rrethojë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close