BotaLajme

Momenti kur avioni koreano jugor merr flakë, ku humbën jetën 176 persona

Numri i të vdekurve nga një aksident avioni në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut është rritur në 176, sipas Shërbimit Zjarrfikës të Jeolla-s Jugore, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas shërbimit zjarrfikës, shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit supozohen të vdekur.

82 janë meshkuj dhe 83 femra, ndërsa gjinia e 11 viktimave ende nuk është konfirmuar.

Të dy kutitë e zeza nga avioni i Koresë së Jugut që u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të dielën, janë gjetur, duke përfshirë të dhënat e fluturimit dhe regjistrimin zanor, sipas një njoftimi nga Ministria e Tokës.

Ministria tha se nga videot duket se pajisjet e uljes së avionit nuk ishin jashtë, por ata do të hetojnë më tej duke përdorur të dhënat e fluturimit nga pajisja e regjistrimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close