BotaLajme

Momenti kur aeroplani i vogël rrëzohet në Kaliforni, ku si pasojë humbi jetën piloti dhe shoferi i një kamioni mbi të cilin përfundoi fluturakja

Videoja rrëqethëse e publikuar më poshtë shfaq aeroplanin e vogël që rrëzohet në një zonë të banuar – përkatësisht në afërsi të një shkolle të mesme në Kaliforni, ku si pasojë humbi jetën një kardiolog që po drejtonte fluturaken si dhe një shofer i kamionit.

Aeroplani Cessna 340 me dy motorë shihet duke u rrëzuar prapa një lagje të banuar, ku befasisht zhduket nga objektivi i kamerës dhe më pas ngritet një re tymi, transmeton Telegrafi.

Mediat amerikane raportojnë se aeroplani përfundoi mbi kamionin e një kompanie që merret me dërgesa, e në zonën e banuar ku ra fluturakja jetojnë afro 50.000 persona.

Piloti i fluturakes është identifikuar si Dr. Sugata Das, kardiolog në qendrën medicinale Yuma në Arizona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close