BotaLajme

MJK: Rreth 400 ekspertë, punonjës shpëtimi dhe mjekë nga Kina janë në Mianmar për ndihmën pas tërmetit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha të hënën në një konferencë për shtypin se aktualisht gati 400 ekspertë të tërmeteve, punonjës shpëtimi dhe mjekë kinezë ndodhen në zona të ndryshme të Mianmarit, duke marrë pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit. Ekipet kineze të shpëtimit kanë shpëtuar gjashtë veta.

Guo vuri në dukje që pas tërmetit, Kina aktivizoi menjëherë mekanizmin e emergjencës dhe nisi përpjekjet për ndihmë dhe mbrojtje konsullore. Brenda vetëm 18 orësh nga tërmeti, ekipi i shpëtimit mjekësor nga provinca Yunnan e Kinës Jugperëndimore arriti në Mianmar, duke u bërë ekipi i parë ndërkombëtar që shkoi në zonën e prekur. Ndërkohë, ekipet e ndryshme nga Kina kontinentale, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut dhe Kryqi i Kuq i Kinës kanë mbërritur me shpejtësi në Mianmar për të dhënë ndihmë, dhe shumë ekipe të tjera shpëtimi nga shoqëria civile kanë shkuar ose po përgatiten për të shkuar në Mianmar. Kina ka njoftuar se do t’i japë Mianmarit një ndihmë emergjente humanitare prej 100 milionë juanësh, përfshirë tenda, çanta mjekësore, ushqime dhe ujë të pijshëm. Dërgesa e parë e ndihmave tashmë ka mbërritur në Mianmar.

Sipas Agjencisë Kineze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, me kërkesë të qeverisë së Mianmarit, Kina ka vendosur të ofrojë 100 milionë juanë (rreth 13.77 milionë dollarë) ndihmë emergjente humanitare.

Grupi i parë përfshin tenda, batanije, komplete të ndihmës së parë dhe mjete të tjera thelbësore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close