LajmeMaqedoni

Miteva: Kishin licencë por nuk i plotësojnë kushtet. Janë kryer 82 kontrolle, konstatohen parregullsi

Inspektorati Shtetëror i Tregut që nga dita e djeshme dhe duke filluar nga e hëna ka kryer gjithsej 82 kontrolle, për të cilat ka procesverbal, por janë edhe më shumë në numër, pasi analizat dhe kontrollet janë ende në vazhdim. Nga 23 kabare dhe klube nate të licencuara, 13 nuk plotësojnë kushtet minimale. Nga 41 kafene, te 30 prej tyre janë konstatuar parregullsi në bazë të Ligjit për veprimtari hoteliere dhe janë shqiptuar 28 vendime për kundërvajtje dhe 2 mbyllje për tejkalim të orarit të punës, që nënkupton edhe urdhërpagesa.

“Nga 23 me licencë, deri më tani është konstatuar se 13 nuk plotësojnë kushtet minimale teknike dhe po përgatiten vendime për heqjen e licencës nga Ministria e Ekonomisë dhe do të jepen vendime për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë. Ju njoftoj se janë dhënë vendime për ndalimin e veprimtarisë për 5 persona juridikë që janë të regjistruar si kabare/diskoteka dhe të cilëve u ka skaduar licenca dhe kanë punuar në periudhën e fundit”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close