LajmeMaqedoniTopLajm

Misteri i vdekjes së dekanit Kozhuharov, Prokuroria heton nëse bëhet fjalë për vdekje të dhunshme

Prokuroria po heton shkaqet e vdekjes së profesorit Sasho Kozhuharov, dekan i Fakultetit Ekonomik, i cili u gjet i vdekur në veturën e tij në Cërna Rekë, përcjell TV21. Gjatë kontrollit fillestar të trupit të të ndjerit nuk janë konstatuar gjurmë të dukshme dhune. Procesverbali i autopsisë është ende në përgatitjen e sipër dhe nuk është dorëzuar në prokurori.

Është dhënë urdhër për analiza shtesë laboratorike, kumtuan nga Prokuroria. Për të hetuar ngjarjen, prokurori publik kompetent ka dhënë urdhër deri te operatorët telefonik që të kontrollojnë listimet dhe të dhënat nga stacionet për komunikim të mundshëm telefonik. Njëkohësisht, është kërkuar informacion nga Sh.A. EMV – Ndërmarrja SHE Tikvesh është kërkuar informacion nëse gjatë periudhës kohore të ngjarjes është lëshuar uji nga diga e hidrocentralit dhe nëse gjatë një lëshimi të tillë niveli i ujit në Crna Reka në lokacionin kritik është ngritur dukshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close