
Në këtë vendim ndër të tjera pretendohej se kryetarja kishte dëmtuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së, kishte ushtruar presion të paprecedent mbi stafin e KQZ-së në njërën nga mbledhjet dhe se KQZ-ja kishte shpërfillur problemet që lidhen me listat e votuesve, trajnimin e komisionerëve dhe edukimin e votuesve.
Edhe pse Avokati i Popullit hodhi poshtë kërkesën e ish-kryetares së KQZ-së, e cila kundërshtoi shkarkimin e saj, është e diskutueshme nëse arsyetimi i vendimit për shkarkim do të çonte në një përfundim të besueshëm rreth përgjegjësisë së kryetares së KQZ-së”, thuhet në raportin e vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale 2021.
Në raportin e vëzhguesve evropianë përmenden edhe sulmet verbale dhe obstruksionet e anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj ish-kryetares Daka.





