LajmeMaqedoniTopLajm

Miratohet rregullorja për punën e komisionit për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë

Grupi punues për përgatitjen e Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, në seancën e sotme njëzëri e miratoi Rregulloren e punës. Grupi punues do të punojë në bazë të Aktvendimit të Ministrit të Drejtësisë në të cilin është cekur se,  ky trup është formuar me qëllim të përgatitjes së Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me detyrimin që rrjedh nga Konkluzioni i Ekstraktit të Draft-Procesverbalit numër 41 – 4327/1, nga seanca e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 25.04.2023. Me Konkluzionin, Qeveria ngarkoi Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup punues, i cili do të përgatisë Propozim-Iniciativë për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutën e RMV-së mbi bazë të konkluzioneve të miratuara nga Kuvendi (“Gazeta Zyrtare e RMV-së”, nr. 161/22).

Grupi i punës do të vazhdojë  punën më 26 maj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close