LajmeRajon

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Komisioni për Legjislacion ka miratuar sot Kodin e Sjelljes, ky kod parasheh masa ndëshkuese për deputetët që ofendojnë, shajnë,  nxisin dhunë, dhe shkelje tjera që ata mund të bëjnë gjatë mandatit të tyre.

Masat ndëshkuese përfshijnë përjashtimin nga seancat, komisionet e po ashtu ata do të dënohen edhe me 50 përqind të pagesës së tyre.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi  bëri të ditur se deputetët do të përballen me masa ndëshkuese varësisht sjelljeve që bëjnë.

“Kodi parasheh që deputetëve t’u përcaktohen parimet e përgjithshme të sjelljeve të tyre në hapësira brenda Kuvendit por edhe jashtë, sikurse që janë përcaktuar edhe shkeljet eventuale të Kodit të Sjelljes dhe masat ndëshkuese. Kodi parasheh masa ndëshkuese për shkelje të lehta dhe masa ndëshkuese për sjellje të rënda. Për shkelje të rënda parashihet të përjashtohen nga tri seanca të Kuvendit, tri mbledhje të komisionit, dhe po ashtu mund të sanksionohet edhe me 50 përqind të pagës bazë”, theksoi ai.

Rrustemi tha se se do të formohet edhe këshilli etikës, i cili do ta ketë përgjegjësi për të trajtuar rastet dhe për të përcaktuar masat ndëshkuese.

Në Kuvendin i Kosovës shpesh-herë deputetët kanë përdorur gjuhë fyese ndaj njëri-tjetrit, e po ashtu për gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar edhe rastet e përplasjeve fizike mes tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close