LajmeMaqedoniTopLajm

Ministria e Shëndetësisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kryqin e Kuq

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq në RMV, Sait Saiti, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi,shkruan Top24.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qëllimi i memorandumit është pjesëmarrja në fushatat e përbashkëta dhe aktivitetet parandaluese shëndetësore, forcimi i bashkëpunimit në fushën e ofrimit të ndihmës së parë dhe mbështetjes psiko-sociale.

Sipas memorandumit, të dyja palët do të zhvillojnë aktivitete që kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për dhurimin e gjakut, promovimin e aktiviteteve sociale dhe humanitare,si dhe gatishmërinë për reagim ndaj fatkeqësive.

“Ky memorandum do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit tonë me Kryqin e Kuq dhe përfitimin më të madh do ta ndjejnë qytetarët. Do të punojmë në aktivitete të ndryshme të rëndësishme që do t ‘u mundësojnë qytetarëve të marrin mbështetje dhe edukim shtesë për tema të ndryshme, duke përfshirë rëndësinë e ndihmës së parë të duhur dhe në kohë dhe parandalimin e sëmundjeve infektive dhe jo-ngjitëse akute dhe kronike”, tha Mexhiti në takim. Top23

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close