LajmeRajon

Ministria e Financave: Shqipëria do të dalë së shpejti në Eurobond dhe do të sigurojë huamarrje, pagat do vazhdojnë të rriten në mandatin e tretë

Shqipëria është gati dhe do të dalë në Eurobond në fund të muajit tetor për të siguruar një huamarrje që do të sigurojë mbështetje buxhetore. Lajmi është dhënë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.

“Vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshëm për të dalë brenda këtij viti në Eurobond për një huamarrje për t’u përdorur për mbështetje buxhetore”, tha ajo.

Sa i përket vendimeve në Këshillin e Ministrave ministrja bëri me dije se gjatë mbledhjes së ditës së sotme, është miratuar vendimi për eksportet dhe importet si pjesë e nismës “Open Balkan”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close