Ekonomi

“Ministria e Financave ngatërrohet në llogari”, Tabaku: Premtimi i rritjes së pagave ishte reklamë fushate, zvarritja e pakuptimtë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se zvarritja e rritjes së pagave për administratën nga ana e qeverisë është e pakuptimtë.

Sipas saj kjo tregon se premtimi i rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit.

Tabaku shkroi në Facebook se ministria e financavce ngatërrohet në llogari dhe është e pazonja të menaxhojë arkën e taksave të shqiptarëve.

“Zvarritja e qeverisë me rritjen e pagave për 185 000 punonjës të administratës publike që kanë 10 vite pa rritje pagash dhe ka që në dhjetor që i reklamon eshte e pakuptimte. Kjo tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit.
Nuk e di si ta kuptojmë Ministren e Financave që ka muaj që thotë paratë janë atje, që janë llogaritur efektet, që hyn në fuqi me sot me nesër.

Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar.
Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të shqiptarëve”, shkroi ajo.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close