
Zëvendës-ministri i Arsimit, Dukagjin Popovci ka reaguar kundër LDK-së që akuzoi Qeverinë e Kosovës për legjitimim të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, që vuri gurë-themelet gjatë kësaj jave.
Sipas Popovcit, Qeveria Kurti II nuk e ka legjitimuar pasi që këtë e kanë bërë LDK dhe PDK në vitin 2015 me anë të një rregullore, ku i njihen diplomat në Universitetin e Mitrovicës së Veriut, transemton Indeksonline.



