Ministri Mexhiti takon ambasadorin e kinez Zhang Suo
31 Korrik, 2023
Less than a minute
Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexheiti, sot ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e republikës popullore të Kinës, Zhang Suo me të cilin patën fokus donacionin e siguruar nga Republika Popullore e Kinës për rikonstruksionin e dhomave të departamentit të radiologjisë në kuadër të Qendrës Urgjente të Kirurgjisë në TOARKIQE në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, shkruan Top24
Sot kisha kënaqësinë që pata takim pune me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në vend, Zhang Suo.
Patëm mundësinë të shkëmbejmë mendime për gjendjen e shëndetit publik në vend dhe hapat e ardhshëm për përmirësimin e tij.
Fokusi i takimit ishte edhe donacioni i siguruar nga Republika Popullore e Kinës për rikonstruksionin e dhomave të departamentit të radiologjisë në kuadër të Qendrës Urgjente të Kirurgjisë në TOARKIQE në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”.
Bëhet fjalë për një mbështetje të konsiderueshme financiare që do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të punës në një institucion shëndetësor vendimtar që kujdeset për pacientët në gjendje të rrezikuar për jetën.