
Ministri i drejtësisës së RMV, Krenar Lloga ka realizuar takim pune me përfaqësuesit e Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësim Integrativ me të cilët ka diskutuar rreth zbatimit të Ligjit për Ndërmjetësim, problemet me të cilat ballafaqohen ndërmjetësuesit në sferën e Këshillit Kombëtar, si dhe lidhur me Regjistrin Qendror Elektronik për evidentimin e rasteve të ndërmjetësimit, shkruan Top24
“Ndërmjetësimi e plotëson procedurën gjyqësore dhe mund të fillojë si një alternativë në procedurën gjyqësore.
Fillimi, ecuria dhe përfundimi i ndërmjetësimit zhvillohen në faza, të cilat lidhen njëra me tjetrën, ndërsa ndërmjetësuesi siguron zbatimin e parimeve të besimit, barazisë, neutralitetit, transparencës, drejtësisë, efikasitetit dhe efektivitetit.” u shpreh ministri Lloga.
Në takim morën pjesë Kristof Llutman, Drejtor menaxhues i Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësim Integrativ, Elmar Llangner, Ndërmjetësues dhe menaxher programi për Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Merjem Nurićić Haljeta, Koordinatore e Projektit për Qasje Rajonale dhe Rrjetit të Ndërmjetësuesve, të cilët na ofruan ndihmë për zhvillimin e ndërmjetësimit.



