LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, me iniciativë të tij, u takua me kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi.

 Në takim, ndër të tjera, u diskutua për procedurën që është duke vazhduar në këtë prokurori në lidhje me tenderin për furnizimin e spitaleve modulare, në kuadër të të cilit ndërmerren veprime me qëllim të shqyrtimit të të gjitha rrethanave, pas së cilës do të merret një vendim i prokurorisë publike. Sa i përket çështjeve të tjera, u diskutua për Strategjinë e re për Zhvillimin e Sistemit të Gjyqësorit 2023-2027 si dhe për reformat që do ti mbulojë ajo.

 Prokurori Publik, Abazi, e njoftoi Ministrin e Drejtësisë, Lloga, se është finalizuar prokurimi i fundit publik për rregullimin e objektit të ri ku së shpejti do të vendoset Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë objekt dukshëm do të përmirësohen kushtet  hapësinore për punë për prokurorët publikë dhe do të pajiset me një laborator modern  mjekësisë ligjore, i cili do të lehtësojë dukshëm ekspertizën e provave.

Takimet koordinuese do të vazhdojnë të mbahen edhe në periudhën në vijim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close