LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha të dielën e kaloi me vreshtarët e Negotinës

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha këtë të diele ka qëndruar në Negotinë të Kavadarit në ceremoninë tradicionale të kësaj ane në krasitjen e vreshtave.
Hoxha tha se viti i kaluar ishte vit i vështirë dhe se pandemija ka dhënë efektin negativ gjithkund por ai shtoi me tej se si ministri do të jemi përkrah prodhuesve të rrushit.
Sot mora pjesë në krasitjen tradicionale të vreshtave në Negotinë dhe Kavadar. Në këtë ngjarje së bashku me mua ishin edhe Kryetarët e komunave, Toni Delkov dhe Mitko Jançev.
Viti i kaluar ishte viti më i vështirë për industrinë e verës në vendin tonë, por edhe në botë.
Pandemia e çorientoi tregtinë e verës në shishe dhe tregtinë e verës me shumicë. Në kushte të tilla, Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kanë treguar në veprim kujdesin e tyre real si për kultivuesit e rrushit, ashtu edhe për kantinat e verës.
Bashkërisht arritëm të gjenim zgjidhje duke miratuar masa ndërhyrëse dhe e tejkaluam me sukses krizën.
Tani përpara nesh është një vit i ri i prodhimit. Le të mendojmë pozitivisht, duke vepruar bashkërisht e në kohën e duhur, siç jemi dakorduar. Rrushi ynë është i një cilësie të lartë, verërat tona njihen gjerësisht për shijen e pasur, për aromat dhe për karakterin e mirë. Për shumë vite, vera ka qenë produkti i tretë më i vlefshëm në eksport, pas duhanit dhe furrëtarisë (prodhimeve nga furra). Kjo vetëm se e konfirmon rëndësinë e kësaj kulture për ekonominë e përgjithshme vendore.
Le të jetë ky vit sa më i frytshëm dhe qoftë një sezon i suksesshëm!

Related Articles

Back to top button
Close
Close